20:02 / E Hënë, 02 Prill 2018 / indeksADMonline

Konfirmohet: Bayerni e blen Jamesin, Reali fiton vetëm 55 milionë!

Skuadra e Bayern Munchen pritet që në fund të këtij sezoni ta blejë kartonin e plotë të James Rodriguez.

Kampionet gjerman do ta mbajnë futbollistin nga Kolumbia. Këtë e konfirmoi edhe vet presidenti i klubit, Karl-Heinz Rummenigge.

“Unë mendoj se ka qenë një operacion madhështor. James është adaptuar shumë mirë dhe po kontribuon për ekipin. Ne jemi shumë të kënaqur me të dhe meqenëse kemi një opsion blerje ne do ta bëjmë”, ka thënë Rummenigge.

Për ta bindur Madridin që James të qëndroj në “Allianz Arena”, Bavarezët do të ofrojnë 42 milionë euro, ku do t’i shtohen 13 milionëshit që gjermanët paguan gjatë huazimit.

Kjo do të thotë se Reali do të përfitoj 55 milionë euro nga shitja e Jamesit, i cili u kushtoi 80 milionë euro në verën e vitit 2014.

James për Bayernin ka të zhvilluar 28 ndeshje, ku ka shënuar 5 gola dhe ka bërë 11 asistime.

“Duhet ta falënderojmë Carlo Ancelottin, i cili bëri këtë transferim. Ne jemi shumë të kënaqur me të”, shtoi Rummenigge.

Bayern Munchen është afër festës së titullit në Bundesliga, ndërsa luan çerekfinalen e madhe në Ligën e Kampionëve kundër Sevillas./IndeksOnline/