23:06 / E Premte, 17 Gusht 2018 / indeksADMonline

Konfirmohet: Drita arrinë marrëveshje me super sulmuesin shqiptar

Drita ka arritur një tjetër transferim të madh në qastet e fundit të afatit kalimtar.

Drejtori sportiv i skuadres Fisnik Kerçeli me sukses ka mbyllur marrëveshjen me futbollistin e dëshmuar nga Shqipëria Ervis Kaja, shkruan Korneri.net, transmeton IndeksOnline.

31 vjeçari ka karrierë të bujshme në Superioren e Shqipërisë, duke mbrojtur ngjyrat e shumë skuadrave, sikurse Besa Kavajë, Laçi, Tomori, Dinamo Tirana, Tirana, Apolonia, Korabi, teksa edicionin e kaluar suksesshëm luajti edhe për Lirinë e Prizrenit, ku pati paraqitje solide.

Futbollisti i lindur në Permet, mbulon dy pozicione në fushë varësisht nga zgjedhja e trajnerit. Ai mund të luaj si mbrojtës dhe mesfushor defanziv.

Kaja është futbollisti i katërt nga Shqipëria që i bashkohet Dritës, pas portierit Edvan Bakaj, sulmuesit Eri Lamçja, mesfushorit Erjon Vucaj.

Image result for ervis kaja