10:01 / E Mërkurë, 10 Janar 2018 / indeksADMonline

Konfirmohet: Liridon Krasniqi kthehet në Malajzi

Futbollisti i njohur kosovar, Liridon Krasniqi pritet të rikthehet në Malajzi gjatë ditës së sotme.

Lajmin e ka bërë të ditur asistent trajneri i Kedah Fa, Haris Che Mat – i cili tha se futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës ishte për disa teste në skuadrën e franceze, Angers, transmeton IndeksOnline.

“Liridoni do të kthehet më 10 janar dhe pritet të jetë i gatshëm për duelin miqësor kundër Madura United”, ka thënë Haris Che Mat.

Haris po ashtu tha se kosovari ende është një futbollist i klubit të Kedah.

“Kedah është ende përgjegjës për futbollistin më të mirë të Malajzisë. Kështu që ai ende është në planet e trajnerit”, shtoi asistent trajneri.

Kujtojmë që Liridoni luajti një ndeshje testuese me ekipin e Angersit, por ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje. “Ndoshta transferimi i tij në Europë, do t’ia siguronte një vend në Përfaqësuesen e Kosovës”./IndeksOnline/