16:58 / E Martë, 10 Prill 2018 / indeksADMonline

Konfirmohet: Liverpooli me interesim serioz për mesfushorin e Kosovës (Foto)

Valon Berisha po shkëlqen me skuadrën e tij në Austri, RedBull Salzburg.

Mesfushori kosovar me përformancën e tij ka bërë që shumë skuadra evropiane të shfaqin interesim për të, e në mesin e tyre edhe Liverpooli.

Sipas mediumit austriak, “Spox”, skuadra e Premierligës ka shfaqur interesim të madh për Valon Berishën.

Përfaqësues të “Reds” madje kanë qenë të pranishëm në  ndeshjen që Salzburg fitoi kundër Dortmundit falë golave të 25 vjeçarit.

Berisha këtë sezon ka zhvilluar 40 ndeshje në të gjitha garat me kampionët e Austrisë, ku ka shënuar 13 gola pesë prej tyre në Europa Ligë. /IndeksOnline/