18:00 / E Hënë, 18 Qershor 2018 / indeksADMonline

Konfirmohet/ Nesër skuadra e Arsenalit prezanton portierin gjerman (Foto)

Portieri i njohur gjerman, Bernd Leno nesër pritet të zyrtarizohet si futbollist i Arsenalit.

Leno do t’i bashkohet “Topçinjve”, sipas gazetarit Christian Falk, shkruan IndeksOnline.

“Ekskluzive, prezantimi i Leno-s te Arsenali bëhet nesër”, ka shkruar gazetari i Bild.

26-vjeçari nga Gjermania është pjesë e Bayer Leverkusen që nga viti 2011. Ai ka bërë afro 233 paraqitje, kurse më parë ka luajtur edhe te Stuttgart./IndeksOnline/