11:47 / E Hënë, 20 Gusht 2018 / indeksADMonline

Konfirmohet se sa do të mungojë Strinic pas problemeve në zemër

Kardiologu, Bruno Caru pohon se Ivan Strinic ka nevojë për një pushim prej 3 deri në 4 muaj pasi mbrojtësi i Milanit u diagnostifikua me një problem në zemër

Milani konfirmoi të shtunën problemin e kroatit, dhe Caru nuk pret që Strinic të luajë para vitit të ardhshëm.

”Për ta kuptuar se çfarë lloji i hyperterapisë ka Strinic, ai ka nevojë të pushojë 3 apo 4 muaj”, tha ai për Tuttosport.

”Një periudhë më e shkurtë nuk ka kuptim dhe detajet tjera priten të dalin pas 4 javësh”./IndeksOnline/