23:50 / E Hënë, 22 Janar 2018 / indeksADMonline

Konfirmohet: “VAR-i” në Kupën e Botës

FIFA ka vendosur të përdorë sistemin “VAR” në Kupën e Botës që do të luhet verën e ardhshme në Rusi. Lajmi është bërë i ditur nga drejtuesi i organizatës që drejton futbollin botëror, Philippe Le Floc’h.

“Është e sigurt që do të përdoret VAR, – ka thënë Le Floc’h. – Mendoj se është fantastik përdorimi i teknologjisë në futboll sepse garanton drejtësi”.

Sistemi në fjalë ka marrë vlerësime dhe kritika nga lojtarët dhe trajnerët e futbollit. Veçanërisht në Itali, ku është përdorur që në fillimin e sezonit aktual.