10:41 / E Premte, 01 Qershor 2018 / k.v

Konfiskohen pesë kg drogë në Mitrovicë, arrestohen tre persona

Policia e Kosovës ka arrestuar tre të dyshuar meshkuj në fshatin Frashër të Mitrovicës, pasi që gjatë kontrollit në shtëpitë e tyre është gjetur dhe sekuestruar një sasi substance e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, në peshë 5 kg e 445 gr.

Rasti ka ndodhur të enjten në mesditë ndërsa sipas Policisë së Kosovës, pas intervistimit me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes, transmeton Indeksonline.

Rasti është ende duke u hetuar dhe varësisht prej hetimeve mund të ketë edhe arrestime tjera./Indeksonline/