12:39 / E Premte, 15 Qershor 2018 / k.v

Konfiskohet drogë në Prizren, pranga një të dyshuari

Një person është arrestuar Prizren, pasi që në shtëpinë dhe lokalin e tij janë gjetur dhe konfiskuar 719,74 gram substancë narkotike të llojit marihuanë.

Policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje, transmeton Indeksonline.

Hetimet në lidhje me rastin ende janë duke vazhduar./Indeksonline/

Temat: