14:49 / E Diele, 14 Janar 2018 / indeksADMonline

Konfiskohet mbi një kilogram marihuanë në Prishtinë

Tre persona janë arrestuar në Prishtinë, pasi që gjatë një kontrolle u janë gjetur dhe konfiskuar një revole me një karikator me gjashtë fishek të kalibrit 7.65 mm , një thikë dhe mbi një kilogram substance e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë.

Me vendim  të prokurorit të dyshuarit dërgohen  në mbajtje. /Indeksonline/