09:44 / E Martë, 14 Gusht 2018 / indeksADMonline

Konkurrenca e bën të veten, Emery do ta largojë yllin e Arsenalit

Marseille është duke u përgatitur që ta transferojë jo të favorizuarin në mesfushë, Mohamed El Neny, gjithnjë sipas mediave.

Edhe pse afati kalimtar në Angli u mbyllë të enjten e kaluar, klubet franceze kanë të drejtë të transferojnë lojtarë deri në fund të muajit.

Derisa Elneny e rinovoi kontratën në mars të këtij viti, konkurrenca për një vend në mesfushën e Arsenalit është rritur së fundmi, transmeton IndeksOnline.

Unai Emery ka blerë pesë lojtarë këtë verë, në mesin e tyre dy mesfushorë – Lucas Torreira dhe Matteo Guendouzi.

Emery startoi me Guendouzin në debutimin e tij në Premier League me Arsenalin ndaj Manchester Cityt të dielën.

Përderisa Elneny nuk ndihet rehat në Arsenal, Marseille është duke e vëzhguar 26-vjeçarin, dhe Daily Mirror shkruan se klubi francez mund ta finalizojë transferimin e tij./IndeksOnline/

Arsenal midfielder Mohamed Elneny during pre-season