19:05 / E Mërkurë, 20 Qershor 2018 / indeksADMonline

Konkursi ku fitoni mbi 1 mijë e 294 euro për qenin më të shëmtuar (Foto)

Qentë më të shëmtuar të botës do të mblidhen së bashku këtë fundjavë për të luftuar për titullin e ‘Qenit më të shëmtuar të botës’.

Konkursi vjetor do të mbahet të shtunën në panairin Sonoma-Marin, Petluma,Kaliforni ku fituesi do të marrë 1 mijë e 294 Euro, transmeton Indeksonline.

Ata gjithashtu do të marrin një ton të vëmendjes mediale. Konkurrentët përfshijnë qentë me problem të syve, lesh të keq dhe forma të parregullta të trupit.

Këtë vit qentë do të gjykohen në katër kategori-përshtypja e parë, atributet e veçanta ose të pazakonta, personaliteti dhe përshtypja e audiencës.

Fituesit e fundit kanë ardhur nga shtete e tilla si Kalifornia, Arizona, Minesota dhe Washingtoni.

Më poshtë janë disa prej konkurrentëve të mundshëm./Indeksonline/