18:47 / E Hënë, 10 Shtator 2018 / indeksADMonline

Korab Sejdiu shkruan për Kosovën dhe Shqipërinë, tregon se kë mbështetë sonte

Mbrëmja e sotme do të jetë e pasur me futboll – me ndeshjen e Kosovës dhe Shqipërisë në Ligën e Kombeve.

Dhe natyrisht se për të dyja ndeshjet interesimi është i madh nga të gjitha drejtimet.

Në lidhje me këto dy ndeshje, së fundmi ka shkruar edhe deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Korab Sejdiu, transmeton IndeksOnline.

Sejdiu i mbështet të dyja skuadrat për rezultat pozitiv sonte – këtë ai e ka bërë ditur përmes llogarisë zyrtare në Instagram.

”Mbrëmje e përkryer me i fundosë Ishujt. FORCA KOSOVË!”, shkroi Sejdiu.

Ndërsa, për Shqipërinë, ish-deputeti i AKR-së shkroi: ”As Williams Wallace nuk do të mund t’i shpëtonte Skocezët sonte”./IndeksOnline/