11:10 / E Enjte, 05 Prill 2018 / indeksADMonline

Korridoret e QKUK-së në gjendje të tmerrshme (Foto)

Njëri ndër institucionet kryesore në vend, vazhdon të përballet me kushte të vështira të punës.

Bëhet fjalë për Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), në të cilën njerëzit shkojnë të shërohen, por ku mund edhe të sëmurën, shkruan Indeksonline.

Në disa foto të bëra nga Indeksonline, shihet gjendja e tmerrshme e korridoreve të QKUK-së.

Ky nuk është problemi i vetëm me të cilin përballet QKUK-ja. Aty shpesh raportohet madje që ka edhe mungesë të shtretërve për pacientët që shkojnë të trajtohen, mungesë të barnave esenciale, papastërti, neglizhencë nga ana e doktorëve etj.

Shikoni fotot e mëposhtme dhe vlerësojeni gjendjen e QKUK-së, vendit që do të duhej të ishte shembull i pastërtisë. /Indeksonline/