15:54 / E Diele, 27 Maj 2018 / indeksADMonline

Kosova anulon miqësoren me Bregun e Fildishtë, zbulohen dy opsionet tjera (Foto)

Kombëtarja e Kosovës nuk do të luaj miqësore me Bregun e Fildishtë.

Sipas “Kosovan Football”, miqësorja e paraparë të zhvillohet më 3 qershor ndaj Bregut të Fildishtë është anuluar, transmeton IndeksOnline.

Për ta zëvendësuar këtë miqësore tani FFK-ja është në bisedime me dy shtete, Moldavinë dhe Congon.

Kujtojmë që Kosova do të luaj miqësore më datën 29 maj ndaj Kombëtares së Shqipërisë në Zvicër./IndeksOnline/