18:40 / E Martë, 11 Shtator 2018 / indeksADMonline

Kosova barazon me Shqipërinë në “Loro Boriçi”

Kosova U17 dhe Shqipëria U17 kanë zhvilluar një ndeshje miqësore në stadiumin “Loro Borici” në Shkodër.

Skuadra e drejtuar nga Besnik Kollari kaloi e para në epërsi në minutën e 55-të me anë të Asllanit.

Shqipëria arriti të barazoj me Cahanin në minutën e 79-të të ndeshjes.

Kjo ishte ndeshja e dytë me Shqipërinë, ku në të parën Kosova fitoi me rezultat 1-0. /IndeksOnline/