14:28 / E Premte, 09 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Mediat serbe: Kosova i dorëzon Serbisë dokumentacionin për vrasjen e Ivanoviqit

Përmes zyrës së EULEX-it në Beograd, Prishtina sot i ka dorëzuar Serbisë dokumentacionin për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq.

Siç raporton Tanjug, transmeton Indeksonline,  dokumentacioni përmban një raport të autopsisë dhe një regjistër tjetër që ka informacione në lidhje me hetimet.

Ky material do të përcillet në Prokurorinë për Krimin e Organizuar, ka njoftuar Ministria e Drejtësisë në Serbi./Indeksonline/