22:09 / E Mërkurë, 10 Janar 2018 / indeksADMonline

Kosova miqësore në mars, por jo në “shtëpi”

Kosova në futboll është në negociata me disa përfaqësuese për të zhvilluar ndeshjen e ardhshme miqësore në muajin mars.

Sekretari i FFK-së, Eroll Salihu ka deklaruar që nëse gjendet kundërshtari ndeshja do të zhvillohet jashtë Kosovës.

“Në Prishtinë nuk kemi mundësi të luajmë sepse stadiumi nuk do të jetë gati”.

“Në Mitrovicë në datat e caktuara miqësore do të ketë ndeshje Kosova U21, kështu që do të arrihet marrëveshja për miqësore, ajo do të zhvillohet diku në Evropë” deklaroi Salihu.

Ndeshjen e fundit miqësorë Kosova e fitoi 4-3 kundër Letonisë në Mitrovicë në Nëntor të vitit 2017.

Ndeshjet miqësore kanë qenë pika e dobët e Kosovës në vitet e fundit.

Temat: