16:05 / E Premte, 23 Mars 2018 / indeksADMonline

Kosova ndihmon Emergjencat e Shqipërisë

Agjencia e Menaxhimit Emergjent e Ministrisë së Punëve të Brendshme e Kosovës ka dërguar ndihmë me pajisje për vërshime në  Shqipëri.

Dërgimi i pajisjeve është bërë në bazë të kërkesës që ka dërguar Drejtoriae Emergjencave Civile nga  Shqipëria në Agjencinë për Menaxhim të Emergjencave, për dërgimin e ndihmës në pajisje për kërkim shpëtim në ujera sipërfaqësorë.

Në kuadër të ndihmës do të ju ofrohen 25 palë çizme (peshkatarësh) të gjata gome me gjoksore. Pajisjet në fjalë do t`u jepen njësive të kërkim shpëtimit në ujera sipërfaqësor, në shfrytëzim të përkohshëm, deri në stabilizimin e situatës nga vërshimet.