17:38 / E Premte, 03 Gusht 2018 / indeksADMonline

Kosova pëson humbje të thellë, rezultatin më mirë hiç mos e shikoni

Përfaqësuesja U18 e Kosovës për femra në basketboll ka pësuar humbje të turpshme nga Sllovakia.

Në kuadër të grupit D, divizionit B, Kosova është mposhtur hiç më pak se 81 pikë diferencë.

112-31 ishte rezultati i humbjes së Kosovës në këtë përballje.

Paramendojeni, në çerekun e dytë dhe të tretë, vazhat kosovare kanë realizuar vetëm nga tre pikë.

Pjesë e këtij grupi janë edhe Norvegjia, Luksemburgu, Ukraina, e Bellorusia./Indeksonline/