11:55 / E Shtunë, 07 Tetor 2017 / indeksADMonline

Kosova prezantohet në Panairin ndërkombëtar të industrisë ushqimore “Anuga 2017” në Këln

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), ka organizuar pjesëmarrjen e tetë kompanive kosovare në Panairin ndërkombëtar të industrisë ushqimore “Anuga 2017” në Këln të Gjermanisë.

Kompanitë kosovare që do të prezantojnë në këtë panair janë: “AMO”,  “Ujë Rugove”, “Frutex”,  “Abi&Elif 19”, “Kb Krusha”,  “MOEA”,  “ASK Foods” dhe “EuroFruti”, thuhet në një postim që KIESA e ka bërë në rrjetin social.

Ato po i prezantojnë produktet e tyre krahas 7400 ekspozuesve tjerë në këtë panair, shkruan AktivPress.

Kosova prezantohet për herë të parë me brendin e ri: “KOSOVO READY FOR YOU (KOSOVA GATI PËR JU)” dhe sloganin “KOSOVO READY FOR YOU TO TRADE  (KOSOVA GATI PËR JU TË TREGTONI).

Panairi mbahet  nga data 7 deri më 11 tetor 2017 në Këln të Gjermanisë./AktivPress