19:32 / E Mërkurë, 13 Qershor 2018 / indeksADMonline

Kosova votoi në FIFA për Amerikën, ashtu siç kërkonte Fadil Vokrri (Foto)

Sot është përzgjedhur vendi ku do të zhvillohet Kupa e Botës në vitin 2026.

Me shumicë votash, SHBA, Meksika dhe Kanada mposhtën Marokun që ishte kandidati tjetër për këtë organizim.

Kosova në këtë kongres votën e vetë e dha për palën fituese, pasi ashtu ishte edhe premtimi i Fadil Vokrrit.

Presidenti i ndjerë i FFK-së i kishte premtuar Meksikës se nëse pranohet në FIFA do t’ia jap votën për organizimin e botërorit.

Në anën tjetër, Shqipëria votën e vetë e ka dhënë për Marokun. /IndeksOnline/

Temat: