16:55 / E Enjte, 14 Qershor 2018

Kosovë/ Ndryshe nga 30 ditë në Ramazan, nesër sabahu falet në këtë orë!

Sonte natë e madhe, pra jemi një natë para ditës së parë të Festës së Fitër Bajramit (15 qershor, e premte). Të gjithë besimtarët myslimanë sot përfundojnë obligimin e tyre që kanë pasur për të agjëruar një muaj me radhë.

Gjatë këtij muaji këta besimtarë pa dyshim se kanë dhënë maksimumin e tyre në ibatet (punë të mira) gjithmonë në nënshtrim të Allahut, shkruan Indeksonline.

Gjatë këtij muaji Bashkësia Islame e Kosovës sa për të lehtësuar besimtarët, namazin e sabahut vendosi që të falet gjithmonë gjysmë ore pas lënies së syfyrit. Mirëpo, ky sistem do të ndryshojë qysh nga nesër.

Këta besimtarë namazin e sabahut do ta falin në orën 04:18 minuta në të gjitha xhamiat e Republikës së Kosovës.

Ndërsa, falja e Fitër Bajramit bëhet pas një ore, pra në 05:34 minuta./Indeksonline/