22:23 / E Hënë, 29 Janar 2018 / indeksADMonline

Kosovë-Serbi-Maqedoni, bëhen bashkë për një pikturë historike (Foto/Video)

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha është duke qëndruar në Vienë të Austrisë, në një samit ku po marrin pjesë vende të Bashkimit Evropian, përfshirë edhe shtete të Ballkanit Perëndimor.

Qëndrimi i pjesëmarrësve është shoqëruar me aktivitete të shumta, ku ndër to ishte edhe pikturimi i përbashkët mes Kosovës, Maqedonisë dhe Serbisë, raporton Indeksonline.

Ministrja Hoxha bashkë me ministrin e Financave të Serbisë, Dusan Vujoviq, si dhe me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë, Bujar Osmani kanë pikturuar flamujt e shteteve të tyre krahas yjeve që përfaqësojnë Bashkimin Evropian.

Kjo pikturë vjen si mesazh i këtyre vendeve se edhe ata duan të jenë pjesë e BE-së./Indeksonline/