15:16 / E Mërkurë, 09 Maj 2018 / indeksADMonline

“Krahu i djathtë” i Ali Ahmetit ‘bllok’ Serbisë, pasi injorohet ftesa për Osmanin dhe Dedën

Kryetari i Komisionit parlamentar për Çështje Evropiane, deputeti Artan Grubi, ka refuzuar ftesën e Kuvendit të Serbisë për pjesëmarrje në një konferencë ndërkombëtate me 11-12 maj në Beograd në shenjë proteste dhe solidarizimi me Kosovën.

Konferenca ndërkombëtare në Beograd tubon komisionet për çështje evropiane të parlamenteve të vendeve nga Evropa Juglindore si dhe përfaqësues të lartë të Serbisë dhe Brukselit, por edhe Rusisë.Por, Serbia edhe këtë herë nuk ka ftuar deputetet Kosovar duke dëmtuar rëndë proceset integruese rajonale.

Ndryshe, kryetarja e Komisionit Kosovar për Çështje Evropiane, Blerta Deliu ka reagur ndaj vendimit të Kuvendit të Serbisë për ta revokuar ftesën për Deputetet Kosovar.

“Vendimi i Kuvendit të Serbisë për të tërhequr ftesën për pjesëmarrje në Konferencën e organizuar nga Kryetari i Komisionit për Integrime i Kuvendit të Serbisë z. Nenad Canak tregon qartë se pushteti serb nuk është i gatshëm të shkëputet nga e kaluara për t’u orientuar në drejtim të asaj për të cilën BE-ja është duke u angazhuar fuqishëm e që është demokracia, zhvillimi dhe fqinjësia e mirë…” shkruan deputetja Blerta Deliu.