11:44 / E Mërkurë, 01 Gusht 2018 / indeksADMonline

“Krahu i djathtë” i Fatmir Limajt emërohet zv.ministër (Foto)

Qeverisë së Republikës dje i është larguar Muharrem Kuçi, zëvendësministri i Shëndetësisë.   Mirëpo ‘karrigen’ e tij e ka zëvendësuar një person tjetër.

Indeksonline mëson se bëhet fjalë për Agim Çakën, zyrtarin e partisë së NISMA-s. Ky i fundit deri më tani ishte pjesë e kabinetit të zv/kryeministrit, Fatmir Limaj.

Përpos punës si këshilltar, Çaka njihet si person tejet i afërt me liderin e Nismas Social Demokrate.

Ndryshe, ish-zv/ministri i Shëndetësisë, Muharrem Kuçi ka dhënë dorëheqje nga posti i tij duke mos treguar edhe arsyet e dorëheqjes.

“Të nderuar dhe respektuar miq dhe mikesha. Më lejoni të ju njoftoi se kam dhënë dorëheqje nga posti i zv.ministrit të Shëndetësisë. Me këtë rast dua të falënderoi të gjithë ata me të cilët pata një bashkëpunim të ndërsjellë në ministri dhe më gjerë”, ka shkruar ai.

Vlen të theksohet se në Ministrinë të cilën e udhëheq Uran Ismaili postin e zv/ministrit e mbajnë:  Ali Berisha nga AAK-ja, Granit Abdullahu nga AKR-ja dhe Rrustem Musa nga PDK-ja.