10:16 / E Diele, 11 Mars 2018 / indeksADMonline

Krasniqi, gol dhe asist, i dërgon mesazh trajnerit të Kosovës (Video)

Liridon Krasniqi ka shënuar një gol dhe ka bërë një asistim në humbjen e skuadrës së tij Kedah Fa kundër Kuala Lumpur.

Ish-futbollisti i Kombëtares së Kosovës, shënoi një gol në minutën e 51’të dhe bëri një asistim në minutën e 10’të në humbjen e skuadrës së tij nga Malajzia, shkruan IndeksOnline.

Liridoni shënoi golin për rezultatin 1 me 2, por skuadra e tij nuk arriti ta mbante këtë rezultat dhe u mposht në fund 4 me 3.

Kanë kaluar vetëm pesë xhiro këtë sezon, kurse Krasniqi ka realizuar tri gola dhe është në formë perfekte. Ai pret një ftesë nga trajneri Bernard Challandes që ta përfaqësoj Kosovën në ndeshjet miqësore të muajit mars./IndeksOnline/