14:40 / E Mërkurë, 04 Prill 2018 / indeksADMonline

Krasniqi kërkon raport nga Qeveria për aksionin e depërtimin e gulenistëve

Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi në seancën e jashtëzakonshme për deportimin e turqve, ka thënë se Kuvendi do duhej të thotë fjalën e vet për këtë zhvillim, por ka mungesë të raporteve për mënyrën se si ka ndodhur procesi.

Krasniqi thotë se asnjë nga deputetët nuk kanë marr ndonjë raport për mënyrën se si ata u arrestuan dhe u depërtuan për në Turqi, shkruan Indeksonline.

Ai ka kërkuara nga Qeveria që t’i informoj se pse është marr ai aksion për depërtimin e tyre atje, cilat janë masat që do të ndërmerren dhe pasojat në skenën ndërkombëtare.

Disa pjesë të fjalimit të tij në kuvend:
Është e domosdoshme që Kuvendi të diskutoi dhe të thotë fjalën e vet për këtë zhvillim jo të zakonshëm, meqë debate është bërë në studio televizive.
Edhe pse kanë kaluar një javë, asnjëri prej nesh nuk kemi asnjë raport për rrjedhen e këtij veprimi.
Rrjedhimisht edhe njohuritë tona varen nga kjo mungesë e raportit.
Sot duhet qartësia në lidhje me veprimet që kanë ndodhur. Kjo shkon përtej informacioneve që janë servuar në public.
Nuk mund të jemi indiferentë ndaj mënyrës së si është kryer aksioni dhe në situatën e familjarëve të deportuareve.
Kushtetua mbron lirinë e të drejtave të njerëzve. Dhe kjo nuk mund të kaloj pa adresuar përgjegjësinë.
Mos respektimi i hierarkisë institucionale e karakterizon këtë proces, ku bartësit institucional do duhej të ishin të informuar.
Për në shteti ligjor është mbi të gjitha dhe nuk mbështesim veprime arbitare që nuk mbështeten ne ligje. E Drejta e lirisë është e garantuar
Kërkojmë nga Qeveria të informoj a është respektuar veprimi për deportimin e tyre atje.
Cilat janë masat që do të ndërmarrin dhe pasojat që mund të kemi në skenën ndërkombëtare pas këtij veprimi./Indeksonline/