15:46 / E Premte, 16 Mars 2018 / indeksADMonline

Krasniqi: Kuvendi po ndërhyn në procese gjyqësore, kjo nuk është detyra jonë

Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë kuvendi me tema nga fusha e drejtësisë është duke u përzierë në fushën e gjyqësorit.

Krasniqi ka thënë se debati për Astrit Deharin është duke u bërë ende pa u kryer procesi gjyqësor për këtë rast, raporton Indeksonline.

“Me këto tema po tentohet ta kthejmë Kuvendin në autoritet gjyqësor, gjë që nuk është detyrë e jona. Po ashtu kjo temë po bëhet kur në kohën procesi gjyqësor nuk ka marr fund në gjykatat e Kosovës. Ne e kishim një debat të tillë me herët për sulmin me zoll ndaj Kuvendit. Cili është qëllimi i interpelancë apo kërkohet prej Qeverisë apo Kuvendit të marr rolin e gjykatës apo të rritet presioni politik në lidhje më këto çështje. Kjo temë duhet të marr qartësim gjyqësor nga autoritetet përkatëse. Pse ka nevojë të politizohet kjo temë për nevoja indivuale apo grupore” ka thënë Krasniqi.