20:35 / E Shtunë, 25 Gusht 2018 / indeksADMonline

Krasniqi: Lavdi deri në përulje dëshmorëve që ranë në fushëbetejat e luftës

Me rastin e 20 vjetorit të rënies së dëshmorëve të UÇK-së, të brigadës “121 Kumanova”, sonte në Kleçkë po mbahet një manifestim qendror.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi ka thënë se shteti është ngritur me gjakun e dëshmorëve dhe mbi 12 qytetarëve të moshave të ndryshme, raporton Indeksonline.

Sipas tij, nuk ka asnjë dyshim që gurthemelet e lirisë së vendit janë dëshmorët e martirët e kombit.

“Duke iu falënderuar luftës së pakomproimis të UCK-së, ndërhyrjes ndërkombëtare e sidomos perëndimit me NATO-n, Kosova u çlirua dhe shteti i pavarur i Kosovës u themelua me 17 shkurt 2008. Falënderoj me zemër e me mendje të gjithë ata që në forma të ndryshme kontribuuan për lirinë e shtetin tonë, nga anë të ndryshme të hapësirës kombëtare dhe të botës demokratike”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka theksuar se duhet falënderuar përjetësisht të gjithë miqtë që ndihmuan në shpalljen e Kosovës shtet të pavarur, sovran e demokratik.

“Lavdi e përjetshme komandant Kumanovës dhe gjithë ushtarëve të brigadës 121 që mbrojtën institucionet e Kosovës, lavdi e nderim deri në përulje për të gjithë dëshmorët që ranë në fushëbetejat e luftës çlirimtare”, ka përfunduar Krasniqi. /Indeksonline/