15:24 / E Diele, 07 Janar 2018 / indeksADMonline

Krasniqi në Francë, shikon nga afër ndeshjen e skuadrës së “ardhshme” (Foto)

Liridon Krasniqi është larguar të premtën nga Kosova dhe ka udhëtuar për në Francë. Ai sot është i pranishëm në ndeshjen Angers – Lorient, e vlefshme për Kupën e Francës.

IndeksOnline raportoi para disa dite se Liridoni është në bisedime me klubin francez, Angers.

Shkuarja e tij në stadiumin, “Stade Raymond Kopa” vetëm sa e konfirmon një transferim të tij në Francë.

Fotot më poshtë janë bërë nga Liridon Krasniqi direkt nga stadiumi i Angersit./IndeksOnline/