13:58 / E Mërkurë, 15 Gusht 2018 / indeksADMonline

Krasniqi: Prokurorët po japin dorëheqje nga pagat e larta, vetëm për të shpëtuar

Analisti politik, Albert Krasniqi është deklaruar se prokurorët në Kosovë po japin dorëheqje dhe po lenë edhe paga të larta, vetëm për të shpëtuar kokën nga kriminelët që po i kërcenojnë, transmeton Indeksonline.

Krasniqi ka thënë sistemi i drejtësisë i pafuqishëm për të mbrojtur vetveten lëmë qytetarët.

Postimi i plotë:

Qeveria thoshte se pagat nuk po rritej për vete, por për gjyqtarët dhe prokurorët që të luftojnë korrupsionin dhe organizimin e krimit.

Sot prokurorët po japin dorëheqje dhe po lenë edhe pagat e larta, vetëm për të shpëtuar kokën nga kriminelët që po i kërcënojnë.

Sistemi i drejtësisë i pafuqishëm për të mbrojtur vetveten lëmë qytetarët.

Qeveria shpenzon para të buxhetit të shtetit me qëllim të vetëm – rritjen e klientelizmit.

Kjo nuk mund të quhet ndryshe përveç kapitullimit të shtetit përballë krimit./Indeksonline/