19:29 / E Mërkurë, 05 Shtator 2018 / indeksADMonline

Krasniqi: Seancë emergjente mbi seancë emergjente nuk është dashur të ketë

Ish kryetari i Kuvendit të Kosovës në dy mandate, Jakup Krasniqi ka komentuar zhvillimet e fundit që po ndodhin në vend.

Ai në një koment të postuar në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se nuk është dashtë të caktohet seancë emergjente mbi seancë emergjente.

Sipas Kryetarit të Këshillit Kombëtar të Nisma-s Socialdemokreate, opozita është dashur të shkonte në seancën e thirrur nga Kryeministri dhe të thoshte mendimin e saj, por ajo nuk e shfrytëzoj penalltinë për të shënuar golin e saj të radhës.

Ky është komenti i plotë i Krasniqit:

REZOLUTA – CILA ËSHTË FUQIJA E SAJË

Një gjë është e vërtetë, seancë emergjente mbi seancë emergjente nuk është dashur të ketë, sidomos kur seancë ka qenë e caktuar. Pa dyshim, kjo gjellë e ligë e ka edhe kryegjelltarin e sajë. Pa marrë parasysh ketë që ndodhi, opozita është dashur të shkonte në seancën e thirrur nga Kryeministri dhe të thoshte mendimin e saj, por ajo nuk e shfrytëzoj penalltinë për të shënuar golin e saj të radhës. Është e ditur, shpirtngushtësia nuk të len të shikosh e mendosh esëll. Opozita edhe po të behej pjesë e Grupit të Qeverisë do të ishte më me interes të madh për vendin sesa të ngulte këmbë për një rezolutë që nuk mund të ketë fuqi më të madhe se sa e ka Kushtetuta e Kosovës, e cila garanton tërësinë territoriale të Kosovës.

Kjo situate e krijuar në politikën tonë e në institucionet tona më kujton atë thënien e Nënave tona e cila thotë: “Bash për armik”!

Miqtë kanë pritur diçka tjetër! Sigurisht jo ketë kaos politik e institucional.