09:37 / E Shtunë, 23 Qershor 2018 / indeksADMonline

Krejt Kosova e shikoi ndeshjen e madhe, vetëm ky qytet mbeti pa rrymë!

Ndeshja e madhe ndërmjet Serbisë dhe Zvicrës zgjoi interesim të madh tek shqiptarët. Kjo padyshim ishte për shkak të kosovarëve të luajnë për përfaqësuesen zvicerane.

Ndonëse në gjithë vendin tonë kishte rekord shikueshmëri, vetëm një qytet i Kosovës mbeti pa shikuar ndeshjen. Bëhet fjalë për qytetin e Kaçanikut të cilin KEDS-i e ‘dënoi’ duke ia ndalur energjinë elektrike pikërisht në kohën kur nisi kjo loja e botërori “Rusia 2018”, shkruan Indeksonline

Reagime të shumta kishte në “Facebook” nga banorët e kësaj ane.

“Këta të KEDS-it po get kokërr përgjegjësie ndaj qytetarit s’kanë, Komuna hiq se hiq, që d.m.th kush se rr…n se çka po bahet për qytetarin! Luftë nervash, mbetesh pykë se si po shkon loja Zvicër –Serbi”, ka shkruar Alban Hysa.

Nga ana tjetër, gazetari Shkëlqim Ajdini thotë se Komuna e Kaçanikut duhet të lëviz drejt sqarimit pse ka ndërprerje te shpeshta dhe pa kontroll te rrymës.

“Me e keqja, pa paralajmërime zyrtare. Komuna e Kaçanikut si institucion qe është ne shërbim te qytetareve te saj duhet me ngrit këtë shqetësim, sepse ne këtë kohe te kemi ende probleme me rrymën është turp”, ka deklaruar ai. /Indeksonline/