23:53 / E Mërkurë, 23 Maj 2018

Krenarë me Shkëndijën, triumfojnë edhe në Kupën e Maqedonisë (Foto)

Skuadra e Shkëndijës së Tetovës ka fituar trofeun e dytë brenda këtij sezoni.

Klubi shqiptar mposhti me rezultat të thellë 3 me 0 kundërshtarin e finales, Pelister, shkruan IndeksOnline.

Golat në këtë ndeshje i shënuan: Visar Musliu (2) dhe Ibrahimi.

Ky ishte triumfi i dytë këtë sezon për ekipin kuqezi. Ata po ashtu për këtë sezon janë shpallur kampion edhe në Superligën e Maqedonisë./IndeksOnline/