16:19 / E Martë, 31 Korrik 2018 / indeksADMonline

Krerët e qeverive të Ballkanit nënshkruajnë deklaratë për fqinjësi të mirë

Në samitin e Ballkanit Perëndimor që u mbajtënë Londër, krerët e qeverive kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët.

Në mesin e nënshkrimeve, është edhe ai i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ambasadori britanik, Ruair O’ConNell ka publikuar deklaratën e plotë, ku thuhet se kryeministrat e Ballkanit kanë rënë dakord që për të shpëtuar të ardhmen, duhet të vazhdojnë të merren me trashëgiminë e së kaluarës, transmeton Indeksonline.

Po ashtu, pjesëmarrësit e këtij samiti u pajtuan për bashkëpunim rajonal dhe marrëdhënie e fqinjësisë së mirë në kuadër të procesit të Berlinit.

“Deklarata synon të nxisë bashkëpunimin politik dhe të ndihmojë rajonin të forcojë marrëdhëniet e mira fqinjësore, të kapërcejë mosmarrëveshjet dypalëshe dhe të trajtojë çështjet e trashëgimisë që rrjedhin nga konfliktet e viteve 1990”, ka shkruar O’Connell.

Për të parë të lexuar deklaratën e plotë, klikoni këtu./Indeksonline/