10:28 / E Premte, 03 Gusht 2018 / k.v

Kreu i MPB-së takon komandantin e KFOR-it: Gjendja e sigurisë është e qetë dhe stabile

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka pritur në takim komandantin e KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Major SalvatoreCuoci. Në këtë takim u diskutua për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në Republikën e Kosovës.

Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan se gjendja është e qetë dhe stabile. Me këtë rast, u tha se bashkëpunimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe KFOR-it është i mirë dhe se ky bashkëpunim duhet të thellohet edhe më tej.

Ministri Gashi e falënderoi komandantin e KFOR-it për përkrahjen e dhënë për institucionet e sigurisë në Kosovë, gjë që është me rëndësi të madhe për sigurinë e të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Të dy bashkëbiseduesit u dakorduan që vazhdimi i bashkëpunimit në mes tyre të vazhdojë edhe më tutje.