21:48 / E Diele, 18 Mars 2018 / indeksADMonline

Krijohet pilula hormonale për burrat, që evitojnë shtatzënësinë e mundshme

Shumë shpejt edhe burrat mund të marrin tableta që shmangin shtatzëninë, pasi shkencëtarët thanë se një studim zbuloi se një kontraceptiv oral eksperimental.

Marrja e tyre një herë në ditë, sikurse që i marrin gratë, pilulat e quajtura “dimethandrolone undercanoate”, ose DMAU- ul nivelet e testosteronit dhe dy hormoneve të nevojshme për prodhimin e spermës.

Si rezultat i përdorimit të tyre, burrat nuk do jenë në gjendje të lënë partnerët e tyre shtatzënë, transmeton Indeksonline.

Hulumtuesit nga Universiteti i Uashtingtonit në Seattle testuan pilulën në tre doza të ndryshme në 83 burra, të moshës ndërmjet 18 dhe 50 vjeç.

Ata morën ilaçin për 28 ditë një herë në ditë dhe dhanë mostrat e gjakut për testim për ditët e para dhe të fundit të studimit.

Në dozën më të lartë të DMAU, burrat treguan “shtypje të dukshme” të niveleve të testosteronit dhe të dy hormoneve tjera”./Indeksonline/