18:30 / E Premte, 20 Korrik 2018 / indeksADMonline

Kriza me Mjedrat në Kosovë, Rikalo brenda 7 ditëve do kthejë përgjigje

Shoqata “Mjedrat në Kosovë” ka takuar ministrin e Bujqësisë, Nenad Rikalo nga i cili kanë kërkuar ndihmë për këtë sektor. Pas takimit, ministri kërkoi afat 7 ditor që të konsultohet me qeverinë për të ndihmuar këtë sektor të prodhimit në Kosovë.

“Sot me 20.07.2018 Ministri i Bujqësisë z. Nenad Rikalo në zyret e tij ka pritur në takim, përfaqësuesit e Shoqatës Nacionale të Mjedrave ‘Mjedra e Kosovës’.
Është diskutuar gjerë e gjatë rreth krizës që e ka kapluar këtë sektor në Kosovë e më gjerë.

Kërkesa e shoqatës u parashtru edhe një herë që fermeri të mbështetet me 20 cent për kg.

Ministri shprehu gatishmëri që ta ndihmon këtë sektor. Kërkoi një afat 7 ditor që të konsultohet me qeverinë rreth mundësisë më të mirë për të ndihmuar këtë sektor. Shoqata do të pres deri në takimin e ardhshëm dhe do të Ju njoftojmë për risitë” thuhet në njoftimin e “Shoqatës Mjedra”./Indeksonline/

Temat: