12:04 / E Hënë, 18 Qershor 2018 / indeksADMonline

Kroacia e përjashton nga Botërori yllin e ekipit

Sulmuesi Nikola Kalinic thuhet se është lënë jashtë skuadrës së Kroacisë në Kupën e Botës, pasi refuzoi të luaj në ndeshjën ndaj Nigerisë ku Kroacia fitoj me rezultat 2-0.

Kalinic thuhet se është i pakënaqur që qëndron në bankën rezervë.

Media kroate ’24sata’ raporton se Dalic ka vendosur ta largoj nga skuadra sulmuesin e Milanit, i cili ishte në mesin e zëvendësusesve në ndeshjën që u zhvillua në Kaliningrad.

Pas ndeshjës, Dalic u kishte thënë gazetarëve se ekipi kishte përfunduar ndeshjën pa lëndime, por me “një problem” .

Dalic pritet ta konfirmojë sot përjashtimin e Kalinic në konferencë për mëdia. /IndeksOnline/