18:52 / E Hënë, 23 Korrik 2018 / indeksADMonline

Kronologji e aksidentit të sotëm ku ishte i përfshirë Presidenti Thaçi [Video/Foto]

Mesditën e sotme eskorta e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi është përfshirë në një aksident trafiku në Komoran të Drenasit.

Sipas informacioneve që i dha policia, aksidenti u regjistrua që ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Pejë, afër Komoranit. Në këtë aksident janë përfshirë katër automjete, mirëpo përveç dëmeve materiale, fatmirësisht nuk pati asnjë person të lënduar, shkruan Indeksonline.

Aksidenti ndodhi pasi vetura e mbrojtjes së afërt e ka goditur fillimisht veturën në të cilën ndodhej presidenti e më pas ajo është përplasur me një kamionetë.

Këtë më vonë e konfirmojë edhe Presidenca, të cilët njoftuan se pas zhbllokimit të komunikacionit, Thaçi ka vazhduar me agjendën e tij ditore.

Indeksonline më poshtë ua sjellë një kronologji të ngjarjes me të gjitha lajmet për aksidentin e sotëm ku ishte i përfshirë eskorta e Presidentit të vendit, Hashim Thaçi:

Aksidentohet presidenti Hashim Thaçi (Foto)

Dalin pamjet e para të presidentit Thaçi pas aksidentit (Foto)

Video nga përfshirja e presidentit Thaçi në aksident trafiku

Ja si ndodhi aksidenti ku është i përfshirë Presidenti i Kosovës (Video/Foto)

Policia jep detaje për aksidentin ku është i përfshirë Presidenti (Video)

Presidenca konfirmon aksidentin ku ishte i përfshirë Thaçi