23:19 / E Hënë, 20 Gusht 2018 / indeksADMonline

Kroos për ndeshjën ndaj Getafes: Zakonisht jam në gjumë në atë kohë

Real Madrid e ka nisur në mënyrën e duhur kampionatin spanjoll. Lojtarët e Lopetegui janë rimëkëmbur pas humbjes së pësuar në Superkupën e Europës kundër Atletico Madrid, duke mposhtur me rezultatin 2-0 Getafe-n në shtëpi falë golave të Dani Carvajal dhe Gareth Bale.

Ndeshja e zhvilluar në “Santiago Bernabeu” është luajtur të dielën në mbrëmje në orën 22:15, një orar ky jo shumë i pëlqyeshëm për një nga yjet e madrilenëve. Toni Kroos, në fakt, që ka qenë një nga më të mirët në fushën e lojës ka postuar në Tëitter:

“Jam më i lumtur nga sa dukem, por duhej të isha në gjumë në këtë orë”, ka qenë mesazhi i mesfushorit gjerman. /IndeksOnline/

Temat: