13:29 / E Hënë, 16 Prill 2018

Kryeministri bullgar në drekë me udhëheqësit e Kosovës (Foto)

Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borissov ka zhvilluar sot takime me të parët e shtetit.

Pas këtyre takimeve zyrtare, Borissov bashkë me përfaqësuesit kosovarë dhe ata të Bullgarisë janë mbledhur për të drekuar në një nga restorantet e qytetit të Prishtinës, raporton Indeksonline.

Ajo çfarë bie në sy është siguria e shtuar dhe tejet e lartë  për prezencën e tij në Kosovë.

Indeksonline ju sjell fotografi nga momenti i arritjes së tij në njërin prej restoranteve në fjalë: