11:52 / E Shtunë, 31 Mars 2018 / indeksADMonline

Kryeministri Haradinaj kërkon hetim dhe shkresë me shkrim ndaj arrestimit të gylenistëve

Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj gjatë takimit me Këshillin e Sigurisë së Kosovës  ka folur rreth zhvillimeve të fundit politike.

Haradinaj ka treguar se  në këtë mbledhje ka dy porosi për arrestimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova. Ai thotë se ka kërkuar hetim me të gjithë mekanizmat, transmeton Indeksonline.

I pari i ekzekutivit ka theksuar se këto i ka bërë gjithësisht duke u bazuar në përgjegjësitë që i ka kushtetuese dhe ligjore.

“Kemi vendos me kërku hetim me gjithë mekanizmat duke përfshirë këtu  disa hetime e disa inspektime pra në bazë të përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore që është neni 4 paragrafi 1 dhe 4 neni 22, 29 neni 94 paragrafi  3 dhe 10,  kam kërkuar nga organet përgjegjëse një hetim dhe shkresë me shkrim ndaj arrestimit të gjashtë shtetasve turq”, është shprehur Haradinaj.

Tutje, Haradinaj ka konstatuar se gjendja e sigurisë në Kosovë është stabile.

Ai ka përmendur se ditëve në vijim do të startohet me festën e pashkëve që ju takon besimtarëve katolikë.

“Një aspekt tjetër që është me rëndësi qëndron se kam kërkuar që mos të befasohet më kosova as vendimmarrësit mos të ndodhë më një praktikë e tillë që të mirren vendime pa lejen e kryeministrit”, ka thënë ai./Indeksonline/