21:33 / E Martë, 13 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Kryeministri Haradinaj komenton rreth flamujve

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë vendosja e flamurit të Kosovës bëhet për respekt të shtetit dhe shënimit të përvjetorit të dhjetë.

Haradinaj përmes një shkrimi në facebook ka thënë se flamuri kombëtar është flamur i lirisë, por me flamurin shtetëror synohet zhvillimi i Kosovës dhe e ardhmja euro atlantike, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë i tij:

Flamuri kombëtar është flamuri i lirisë sonë. Me shekuj kemi rrugëtuar me këtë flamur dhe gjithmonë do ta duam dhe do ta respektojmë.
Vendosja e flamurit të shtetit të Kosovës bëhet në respekt të shtetit të Kosovës dhe shënimit të përvjetorit të dhjetë të shtetit tonë. Me këtë flamur synojmë njohjen ndërkombetare. Me këtë flamur zhvillojmë Kosovën dhe të ardhmen euro-atlantike.
Të dashur qytetarë,
Ta ruajmë rrugëtimin, edhe ashtu të vështirë, të shtetit tonë të ri./Indeksonline/