21:03 / E Mërkurë, 20 Qershor 2018 / indeksADMonline

Kryeministri kanadez-Trumpit: Kjo s`ka shancë të ndodhë në Kanadë! (Video)

Vendimin e Donald Trump për t`i ndarë fëmijët nga prindërit që kanë kaluar ilegalisht kufirin Meksikë-ShBA e ka dënuar kryeministri kanadez, Justin Trudeau.

Ai ka thënë se ajo që po ndodhë në Amerikë është e gabuar.

“Ajo që po ndodhë në ShBA është e gabuar. Është e paimagjinueshme nëpër çka po kalojnë këto familje. Nuk ka shancë që kjo të ndodhë në Kanadë”, është shprehur Trudeau, transmeton Indeksonline.

Ky vendim i Trump ka nxitur shumë reagime në nivelin ndërkombëtarë./Indeksonline/