10:55 / E Hënë, 21 Maj 2018 / indeksADMonline

Kryeministri nxiton për t’u futur para ministrit Ismaili në mbledhjen e qeverisë (Video)

Kryeministri Ramush Haradinaj po ecte krah për krah me ministrin e Shëndetësisë Uran Ismailin në hollin e Qeverisë së Kosovës, në mëngjesin e së hënës.

Por, disa metra para sallës ku mbahet mbledhja e kabintetit qeveritar, kryeministri Haradinaj u ngut për të hyrë i pari në derë.

Siç shihet nga pamjet e inçizuara, me veprimin e Haradinajt ka ngelur i befasuar ministri Ismaili, i cili me një buzëqeshje e kaloi këtë situatë.