12:10 / E Enjte, 20 Shtator 2018 / indeksADMonline

Kryeministri përshëndet nënën e Fehmi Lladrovcit

Ka filluar manifestimi ku pritet të zbulohet shtatorja e heroit Fehmi Lladrovci dhe heroinës Xhevë Krasniqi- Lladrovci, në sheshin e Drenasit.

Në këtë manifestim i cili po mbahet për nderë të 20 vjetorit të rënies së tyre, po marrinë pjesë edhe krerët më të lartë të vendit e po ashtu edhe përfaqësues nga Shqipëria e Maqedonia.

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj është parë duke biseduar me nënën e Fehmi Lladrovcit, e cila është e pranishme për të parë zbulimin e shtatores së djalit të tij.

Ndërsa, kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari e ka njoftuar kryeministrin edhe me familjarët e tjerë të heroit Fehmi Lladrovci./Indeksonline/