21:36 / E Hënë, 05 Mars 2018 / indeksADMonline

Kryeprokurori Beka tregon se a i ka kthyer EULEX-i lëndët e vrasjeve të pasluftës

Numër i madh i vrasjeve të pasluftës që ndodhën në Kosovë gjatë viteve 1999-2001, që kanë qenë në hetimin dhe zbulimin e  misionit të huaj të BE-së EULEX-it, tani më janë kthyer në autoritetet kosovare.

Misioni i Bashkimit Evropian këtë e ka bërë pasi që vetëm edhe disa muaj i përfundon mandati zyrtar i misionit që kishte në Kosovë.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Imer Beka ka treguar për “Indeksonline” se EULEX-i ka kthyer lëndët e vrasjeve të pasluftës në prokuroritë e tyre.

“Lëndët EULEX-i i ka kthyer në Prokuroritë Themelore dhe në Prokurorinë Speciale. Ato do të ndahen sipas klasifikimit të hetimeve të lëndëve”, është shprehur Beka.

Ndryshe, zyrtarë të UNMIK-ut janë shprehur më parë se të gjitha lëndët që kanë të bëjnë me vrasjet e pasluftës gjatë mandatit të tyre i kanë transferuar tek EULEX-i. Ndërsa këta të fundit në prag të përfundimit të mandatit të tyre kanë bërë transferimin e tyre tek prokuroritë themelore dhe Speciale./Indeksonline/