09:57 / E Enjte, 12 Korrik 2018 / indeksADMonline

Kryetari detyron policet të vishen shkurt (Foto)

Kryetari libanez ka urdhëruar gratë police të veshin pantallona të shkurtër në mënyrë që të tërheqin më shumë turistë

Prej skulpturave të mëdha, muzeve, dyqaneve të vjetra, qytetet përreth botës kanë provuar mënyra të ndryshme që të tërheqin turistët brenda tyre.

Por një qytet në Liban ka ardhur me idenë më të çuditshme dhe të pa dëgjuar ndonjëherë, kryetari i këtij qyteti po i detyron policet gra të veshin pantallona të shkurtër.

Kryetari i Brummana’s, Pierre Achkar, qytet rreth 10 kilometra larg Beirut’it, thotë që këto rregulla të reja të veshjes janë bërë për arsye që qyteti të marrë më shumë turis.

“Ne në Liban duam të ndryshojmë perceptimin e zymtë që ka Libani në sytë e perëndimit. 99 për qind të turistëve në Mesdhe veshin pantallona të shkurtër”, ka thënë kryetari për RT.

Sidoqoftë, planet e tij janë kritikuar nga dy partitë më të mëdha politike në këtë vend, sipas Lebanese Examiner. Konservatoret e kanë akuzuar atë se është e panevojshme t’i “ekspozojë” gratë police, derisa liberalët në anën tjetër kanë thënë se nuk është e drejtë që vetëm gratë të vishen shkurt, ndërsa burrat policë lejohen akoma të veshin pantallona të gjatë.